Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi zyrtarët të forcojnë kontrollin e kufirit me ukrainën pas një serie sulmesh me dronë. Të martën, ministria ruse e mbrojtjes tha se një dron u rrëzua vetëm 100 metra larg Moskës ndërsa dy të tjerë u rrëzuan në rusinë jugore. Autoritetet lokale po ashtu raportuan se tre dronë kishin marrë në shënjestër rajonin rus të Belgorodit në kufi me ukrainën, mbrëmjen e të hënës, me njërin që kishte fluturuar edhe përmes dritares së një apartamenti në kryeqytetin rajonal. Kjo erdhi pasi një avion spiun raportohet se u shkatërrua në një akt të guximshëm sabotazhi në bjellorusi, duke përdoruir dronë të blerë në dyqane, me sulmin që u mor përsipër nga aktivistë vendas anti qeveritarë, që kundërshtojnë luftën në Ukrainë. Zyrtarët ukrainas nuk kanë marrë përsipër përgjegjësinë për asnjë nga sulmet.