Top News – Tani e ka seriozisht…/ Koreja e veriut lëshon dy raketa balistike
25/03/2021 11:49

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në Detin e Japonisë, kanë thënë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia kanë ndaluar Koresë Veriore të testojë raketa balistike. Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar lëshimin e raketave. Japonia tha se asnjë copëz e raketave nuk kishte rënë brenda ujërave të saj territoriale. "Kjo kërcënon paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe rajonit”, tha kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga. Komanda e Paqësorit e SHBA-së, e cila mbikëqyr forcat ushtarake në rajonin e Azi-Paqësorit, tha të enjten se kjo tregon "kërcënimin që programi i armëve të paligjshme të Koresë së Veriut paraqet për fqinjët e saj dhe bashkësinë ndërkombëtare".Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit ende nuk i kanë komentuar veprimet e fundit të Koresë Veriore. Edhe gjatë fundjavës Koreja e Veriut lëshoi raketa me rreze të shkurtër, por presidenti amerikan, Joe Biden dhe zyrtarët në Uashington thanë se ishin akoma të hapur për dialog me Penjanin. Penjani ka thënë se nuk do të angazhohet në dialog derisa Uashingtoni të heqë ato që thotë se janë politika armiqësore, duke përfshirë stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut. Administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump kishte filluar negociatat që kishin për qëlllim dhënien fund të programeve bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut. Por, ato nuk prodhuan ndonjë rezultat. Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesat e Koresë së Veriut për lehtësim të sanksioneve në këmbim të një dorëzimi të pjesshëm të programit të tyre bërthamor.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB