Masat kufizuese të marra ne Afganistan kanë rënë dukshëm në kurriz të grave dhe vajzave që ende jetojnë atje. Së fundi u bë i ditur vendimi se punonjësve femra në qeverinë e qytetit të Kabulit u është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe vetëm gratë, punët e të cilëve nuk mund të bëhen nga burrat lejohen të vijnë në punë. Tashmë punët qeveritare janë të ndaluara për gratë. Ama një nga punët e vetme që mund të bëjnë për qeverinë në Kabul është pastrimi i tualeteve.