Talebanët kanë paralajmëruar NATO-n të largojnë trupat deri më 11 shtator përndryshe do të trajtohen si forca pushtuese ndërkohë që grupi terrorist vazhdon të zgjerohet në Afganistan. Trupat e fundit amerikane pritet të largohen brenda pak ditësh por raportet thonë se një trupë prej rreth 1 mijë ushtarakësh mund të mbeten në terren për të mbrojtur misionet diplomatike dhe aeroportin e Kabulit. Atyre mund tu bashkohet një grup këshillues i përbërë nga ushtarë të forcave speciale britanike në mesin e frikës se vendi do të shpërthente nën peshën e Talebanëve.