Presidenti amerikan Donald Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten dhe negociatat për frenimin e programit bërthamor të Iranit janë intensifikuar. Netanyahu pritet t’i kërkojë Trumpit arritjen e një marrëveshjeje që do të ndalte pasurimin e uraniumit nga Irani, si dhe do të kufizonte mbështetjen e Teheranit për grupet aleate si Hamasi dhe Hezbollahu. Para nisjes drejt SHBA-së, ai deklaroi se do t’i paraqesë presidentit amerikan qëndrimin e Izraelit mbi parimet që duhet të udhëheqin këto negociata.