Letrat e qëllimit të mirë, mes kosovës dhe serbisë, për linjën ajrore, hekurudhore dhe autostradën pritet të kthehen në marrëveshje në takimin e shtatorit në Uashington. Edhe pse ky qëllim i mirë nuk ka gjetur zbatim, pavarësisht ndërmjetësimit para 10 muajsh të të deleguarit për dialogun, Richard Grenell, sipas ministrit të infrastrukturës, Arban Abrashi, shpresat janë të mëdha që këtë herë të implementohen në kryeqendrën e ShBA-së.