Top News – Tajvani kthehet në ‘mollë sherri’ / Kina kundër Lituanisë, thellohet konflikti tregtar
11/02/2022 11:25

Pekini ka rritur konfliktin tregtar me Lituaninë për shkak se ky shtet i Baltikut është duke zgjeruar lidhjet me Tajvanin. Doganat kineze kanë vënë ndalesë në importet e mishit, produkteve të qumështit dhe alkoolit me këtë vend anëtar të BE-së, kanë thënë zyrtarë të Pekinit të premten. Ky përshkallëzim vjen pasi Bashkimi Evropian ka nisur një rast kundër Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, lidhur me kufizimet tregtare që Pekini tashmë ka vendosur ndaj Lituanisë. Doganat kineze nuk kanë dhënë arsye për ndalesën në importet e mishit. Megjithatë, gazeta e Hong Kongut, South China Morning Post, ka cituar një letër nga doganat se autoritetet e Lituanisë nuk kanë ofruar informacione të mjaftueshme për produktet e mishit dhe qumështit. Eksportuesit e Lituanisë kanë raportuar më herët se janë larguar nga sistemi kinez i doganave dhe nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë furnizime. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Tajvanit i ka përshkruar sanksionet ekonomike të Pekinit ndaj Lituanisë si “të neveritshme” dhe si “përçarje të rregullave globale dhe rregullit të tregtisë”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, ka thënë se Lituania “duhet të përballet me faktet, të rregullojë gabimet e veta dhe zbatojë parimin e një Kine, në vend q të hutohet nga e drejta dhe e gabuara”. Kina është zemëruar me Lituaninë, e cila i ka mundësuar Tajvanit të hapë një zyrë përfaqësuese me emrin e tij në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25