Top News – Tabaku-raporti i FMN/ ‘Ekonomia shqiptare në depresion’
02/12/2020 12:58

Pas publikimit të raportit të fundit të FMN për situatën e ekonomisë shqiptare, Partia Demokratike ka reaguar përmes ish deputetes Jorida Tabaku e cila tha se ky dopkument vërtetoi shqtesimet e ngritura prej kohësh nga selia blu; katastrofën ën të cilën ndodhen financat publike dhe ekonomia. tabaku tha se fmn evidentoi mbështetjen në nivelet më të ulëta në rajon gjatë pandemisë për shtrasat më vulnerabël. Shqipëria ka paketën më të ulët në rajon për mbështetjen e pandemisë dhe kjo ka rezultuar në impaktin më të madh negativ të krizës në xhepat e shqiptarëve dhe buxhetin e shtetit. Kriza që ka prekur xhepat e shqiptarëve dhe më tej gjithë ekonominë e vendit përkthehet në një krizë të madhe që do të shoqërohet me një recesion ekonomik sa 7.5% e PBB-së. Kjo do të thotë një krizë edhe më e thellë në tavolinat e shqiptarëve, një rënie e të ardhurave në xhepat e qytetarëve, më shumë biznese të mbyllura dhe më shumë të papunë. Paralajmërimi i opozitës që vjen si qendrim edhe i FMN, lidhet me ndikimin afatgjatë që kjo krizë do të ketë në ekonominë tonë. Kjo krizë e ka emrin depresion, i cili po thellohet nga keqmanaxhimi Ramës do të ndikojë në rënien e mëtejshme të PBB-së edhe në vitet në vijim. Kjo do të thotë një rritje e detyrimeve që çdo shtëpi do të ketë tek marketi i lagjes, mungesë të ardhurash dhe ulje të sigurisë në vend. Sipas ekspertës së PD për çështjet ekonomike, borxhi publik do të jetë shqetësimi më i madh gjatë 2021, pasi ky vit hyn me nje borxh ne nivelet 81.9% të PBB, me skenarin për të shkuar në 88% pa PPP në vijim. Kjo është një situatë alarmante po të mendosh që Shqipëria është e dyta në rajon për Borxhin Publik sipas të dhënave të FMN dhe kjo situatë ka qenë shkak për mungesën e ndihmës ekonomik. I vetmi qëllim i qeverisë është si të përfitojë nga fatkeqësitë që i kanë rënë Shqipërisë. Shihni rastin e tërmetit dhe procesin e rindërtimit që është kthyer në një formulë se si qeveria dhe oligarkët përfitojnë ndërsa shqiptarët rrinë në tenda. Ky përdorim politik dhe kjo vjedhje e hapur mban aq shumë erë sa edhe FMN në raportin e saj nënvizon nevojën dhe domosdoshmërinë për të qenë transparentë në procesin e rindërtimin. Aq sa ajo thekson se është e domosdoshme që të sigurohet një prokurim i duhur publik, një mbikëqyrje strikte, një monitorim adekuat dhe një raportim i saktë (përfshirë edhe publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit) dhe një audit i pavarur i fondeve që të jetë i jashtëm.

Top News- Policia aksion tek ‘Bankers Petroleum’, arrestohet CEO kinez dhe zyrtarë të kompanisë
02/07 22:45
Top Channel/ Kukësi në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
02/07 22:43
Top Channel/ Gara me makinë për t’i ikur policisë! I riu i përfshirë në festën e çmendur në Astir
02/07 22:14
Top News- Policia në ndjekje të makinës luksoze/ S’iu bind urdhrit, kaos në rrugët e kryeqytetit
02/07 22:07
Top News- Protestojnë fermerët e shalqinit në Fier, ankohen për çmimin: Po shesim nën kosto
02/07 20:38
Top News – Ndryshime tek Ministria e Shëndetësisë. Ina Majko emërohet zv/ministre, zëvendëson Hykën
02/07 20:37
Top Channel/ Tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, i arrestuari shok i Aleksandër Sadikaj
02/07 20:11
Top Channel/ Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit! Tymi toksik mbuloi zonën
02/07 19:54
Top Channel/ Dy viktima nga aksidentet! Humbin jetën një grua dhe një sllovak
02/07 19:52
Top Channel/ Ambasadori shqiptar në Londër sqaron shifrat: Ku mashtron Farage!
02/07 19:49
Top Channel/ Zhduket i moshuari në Malësi të Madhe, familjarët vendosin 50 mijë euro shpërblim
02/07 19:36
Top News- Dy viktima e katër të plagosur, përgjaken rrugët e vendit! Humb jetën dhe një turist
02/07 19:24
Top News – Rafting në lumin e Vjosës nga të apasionuarit e sporteve të ujit
02/07 19:14
Top Channel/ Shoku i Aleksandër Sadikajt tenton t’i shpëtojë policisë, me armë në makinë
02/07 18:55
Top Channel/ “Babai u afrua…”, shkrimi Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk doja…
02/07 18:54
Top News- Babai abuzoi seksualisht me të bijën/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohen institucionet
02/07 17:03
Top News – NATO ngre F16-at, alarm i kuq / Rusia, sulme me rreze të gjatë veprimi gjatë natës
02/07 15:59
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top Channel/ Zjarri në landfill vijon nga dje. Tymi toksik mbulon Elbasanin dhe fshatrat përreth
02/07 15:18
Top Channel/ Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e policëve
02/07 15:17