Izraeli, një superfuqi dronësh, po përkthen tani njohuritë e veteranëve të forcëes ajrore për shpërndarjen e sushit apo akullores ndërsa kompanitë po drejtohen nga ekspertiza e tyre për të evituar përplasjet në qiejt gjithnjë e më të tejmbushur. Në një plazh në tel aviv, tre dronë fluturojnë duke zukatur e më pas ulen në vendet e caktuara. Dy prej tyre mbajnë sushi dhe i treti një arkë me birrë.