Një ish zyrtar i zbulimit saudit thotë se sundimtari i mbretërisë, princi i kurorës Mohammed Bin Salman, është një vrasës psikopat që përbën një kërcënim për planetin. Saad Aljabri, që ka qenë një zyrtar i lartë në qeverinë e arabisë saudite, pretendon se princi i kurorës është një burrë zemër guri, që nuk ndjen emocione dhe vetë ai ka qenë dëshmitar i mizorive dhe krimeve të kryera nga vrasësit e tij. Të gjitha këto deklarata ai i bëri në një intervistë për emisionin 60 Minutes.