Top News – Sulmi ndaj tubacionit të naftës/ Biden fajëson Moskën-përgjegjëse por nuk kemi prova
11/05/2021 12:05

Sulmi kibernetik ndaj tubacionit më të madh të transportit të naftës në SHBA, për të cilin amerikanët fajësojnë individë të lidhur me Rusinë, është “qartazi një akt kriminal,” tha Presidenti Biden të hënën. “Në mbarë qeverinë federale, institucionet po punojnë për të neutralizuar ndikimin në furnizimet me naftë,” shtoi presidenti në hapje të fjalës mbi axhendën e tij ekonomike. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ka prova se Rusia ishte e përfshirë në sulm, pasi kishte përmbyllur komentet e para-përgatitura, presidenti tha “Do të takohem me Presidentin Putin. Deri tani, nga zbulimi ynë nuk ka prova se Rusia ishte e përfshirë”. Ai shtoi se provat që programe kompiuterike keqbërëse e kanë origjinën në Rusi bëjnë që Moska “të jetë përpara përgjegjësisë”. Tubacioni Colonial që e ka qendrën në shtetin amerikan Xhorxhia, mbylli operacionet si masë mbrojtëse të premten, pasi hakerët depërtuan në sistemin e tij, sipas zyrtarëve amerikanë. Pas kësaj, cmimi i karburantit në SHBA arriti nivelin më të lartë në shtatë vjet. Colonial transporton afërsisht 2.5 milion fuçi në ditë karburant dhe lëndë djegëse të tjera nga rafineritë në zonën e Gjirit të Meksikës tek konsumatorët në pjesën qendrore në brigjet e Atlantikut dhe shtetet juglindore. Rrjeti i gjerë i tubacioneve u shërben aeroporteve kryesore amerikane, përfshirë Aeroportin Hartsfield Jackson të Atlantës, më i ngarkuari në botë përsa i takon trafikut të udhëtarëve. Një grup që e prezanton veten me emrin “Darkside”, që operon si një bandë e krimit kibernetik, nxori një deklaratë të hënën ku thotë se synimi i sulmit është “të bëjnë para dhe jo të krijojnë probleme për shoqërinë”. Të dielën, qeveria amerikane nxori një deklaratë të pazakontë emergjente lidhur me sulmin që ka paralizuar transportin e naftës në SHBA

Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
22/12 09:39
Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
DIGITALB DIGITALB