Presidenti i SHBA-së Donald Trump, është shprehur se është “jo shumë i kënaqur” pasi Izraeli kreu një sulm ajror në kryeqytetin e Katarit, Doha, të martën pasdite. Sulmi, që kishte në shënjestër udhëheqës të lartë të Hamasit, u krye nga 15 avionë luftarakë izraelitë, të cilët lëshuan 10 raketa në një objektiv të vetëm.