Të paktën 850 persona janë vrarë dhe mbi 2,100 të tjerë janë plagosur në Liban, që nga nisja e konfliktit amerikano-izraelite me Iranin, i cili është zgjeruar edhe më tej në rajon. Bejruti është sulmuar gjatë natës, teksa pamjet tregojnë një re të madhe tymi mbi zonat e konsideruara si bastion i Hezbollahut, që prej kohësh janë shënjestër e sulmeve ajrore izraelite. Po ashtu, Izraeli ka lëshuar paralajmërime për evakuim për pjesën më të madhe të Libanit jugor, në përpjekje për të goditur pozicionet e Hezbollahut në të gjithë vendin, duke lënë të kuptohet se sulmet nuk do të ndalen. Nga ana tjetër, Hezbollahu deklaroi se ka ndërmarrë 25 sulme që synonin objektiva në Izrael, në Lartësitë e Golanit si dhe pozicione të Forcat Mbrojtëse të Izraelit në territorin libanez.