Autoritetet ruse në Krimenë e aneksuar, kanë thënë se e kanë zmbrapsur një sulm ukrainas me dron, në qytetin e Sevastopolit. Në Sevastopol, ku gjendet flota ruse, janë shënuar shumë sulme me dronë përgjatë natës. Guvernatori i rajonit tha se mbrojtja kundër-ajrore ka zmbrapsur një sulm të ri. Sipas tij, Ukraina i ka nisur më shumë se 10 dronë në qytet, duke shtuar se dy janë rrëzuar mbi det, dhe të tjerët kanë humbur kontrollin.