në supermarket Një sulm terrorist ka ndodhur në Zelandën e Re, dhe paraprakisht mendohet se është kryer nga ISIS. Pas ngjarjes policia është detyruar të qëlloj për vdekje agresorin, I cili hyri në një supermarket në Auckland dhe sulmoi me thikë disa persona. Mediat thonë se të paktën gjashtë persona u plagosën, ndërkohë që dëshmitarët e pëshkruajnë skenën si horror. Nga gjashtë pacientët të dërguar në spital, tre janë në gjendje kritike ndërsa vetëm njëri është në gjendje të rëndë për jetën. Kryeministrja Jacinda Ardern e përshkroi incidentin si një sulm terrorist. Ajo tha se burri ishte një shtetas i frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik.