Top News – Sulm me raketa balistike / Kishin në shënjestër Abu Dabin, shkatërrohen në ajër
24/01/2022 15:17

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se kanë pikasur dhe më pas shkatërruar dy raketa balistike të rebelëve huthi që kishin në shënjestër kryeqytetin Abu Dabi. Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe nuk raportoi për viktima dhe tha se raketat ranë në dy rajone të ndara pranë Abu Dabit. Një zëdhënës i rebelëve huthi, që mbështeten nga Irani, Yahya Sarea tha se raketat balistike kishin për cak bazën ajrore al-Dhafra në Abu Dabi. Sarea tha se grupi po ashtu ka shënjestruar disa zona vitale të Dubait, duke përdorur dronë, por nuk specifikoi se cilat ishin këto caqe. Ky ishte sulmi i dytë me raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe nga rebelët në Jemen, pasi ata javën e kaluar sulmuan një depo të karburanteve të Abu Dabi, duke vrarë tre persona dhe duke shkaktuar zjarr në një aeroport pranë kësaj depoje. Ky sulm paraqiti një përshkallëzim të madh të konfliktit në Jemen. Koalicioni i udhëhequr nga sauditët u kundërpërgjigj, duke sulmuar një qendër ndalimi, të udhëhequr nga rebelët huthi. Nga ky sulm ajror u vranë të paktën 82 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.Koalicioni i udhëhequr nga sauditët, ku përfshihen edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, intervenoi në Jemen në mars të vitit 2015, disa muaj pasi rebelët Huthi rrëzuan nga pushteti Qeverinë në Sanaa, të njohur ndërkombëtarisht. Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë e akuzojnë Iranin se furnizon me pajisje ushtarake rebelët huthi, përfshirë edhe pjesë për dronë dhe raketa. Teherani mohon se i jep mbështetje financiare dhe ushtarake këtij grupi.

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38