Top News – Sulm mbi anijen izraelite/ Ministri i mbrojtjes-Irani qëndron pas shpërthimit
28/02/2021 12:56

Liderët politikë dhe ata të mbrojtjes së Izraelit pritet të takohen të dielën për të biseduar lidhur me përgjigjen ndaj sulmit, që sipas ministrit izraelit të Mbrojtjes “me gjasë” është kryer nga Irani kundër një anijeje kargo të Izraelit në Gjirin e Omanit. Televizioni shtetëror Kan citoi një zyrtar izraelit të ketë thënë se Irani ka kaluar “vijën e kuqe” lidhur me shpërthimin e 25 shkurtit, në anijen MV Helios Ray. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz ka thënë se me gjasë Irani qëndron prapa shpërthimit në anijen izraelite, e cila ishte duke lundruar nga porti saudit i Dammamit për në Singapor. “Vendndodhja e anijesh është në afërsi të Iranit dhe besohet se Irani është përgjegjës, por kjo gjë duhet të verifikohet”, tha ai për televizionin Kan. Zyrtarët iranianë ende nuk janë përgjigjur për këto akuza. Autoritetet izraelite thanë se do të shkojnë në Dubai për të hetuar incidentin. Irani e ka fajësuar Izraelin për vrasjen e një shkencëtari bërthamor në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe është zotuar se do të hakmerret. Ministri Gantz ka thënë se është e ditur se Irani ka për synim që të sulmojë caqet izraelite.Nga shpërthimi në këtë anije nuk ka pasur viktima, por ka pasur dëme materiale. Shpërthimi ndodhi pothuajse në të njëjtën kohë kur Shtetet e Bashkuar më 25 shkurt sulmuan në Sirinë lindore grupet e milicive që mbështeten nga Irani.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16