Katër fëmijë kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në një kopsht në qytetin e Blumenaut në Brazilin Jugor. Një burrë i maskuar kishte mundur të hyjë në kopshtin e fëmijëve nga muri rrethues dhe kishte sulmuar ata, duke vrarë 4 dhe plagosur 4 të tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë për jetën.