Më shumë se 1 mijë irakianë janë shtruar në spital me probleme me frymëmarrjen, për shkak të një stuhie rërë, e shtata që godet vendin në një muaj. Banorët e gjashtë nga 18 provincat e irakut, përfshirë Bagdadin dhe rajonin perëndimor Al Anbar, u zgjuan edhe një herë nën një shtresë të dendur pluhuri që kishte muluar qiellin.