Stuhia ‘Ciaran” goditi Shqipërinë këto 24 orë , reshje shiu dhe shtrëngata pushtuan vendin, reshjet që vijuan gjatë gjithë natës dhe gjatë kësaj të shtune sollen problematika të vogla, Ministria e Mbrojtjes në një njoftim zyrtar ka raportuar se situata paraqitet normale në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit. Ekipet e emergjencave, koordinuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, punonjës të drejtorive vendore të rrugëve, zjarrfikëses dhe policisë kanë punuar në terren për të garantuar qarkullimin pa vështirësi të qytetarëve dhe automjeteve.