Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për grupin e trafikantëve të arrestuar që strehonin në Laprakë emigrantë që kishin si destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Mësohet se për katër prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” ndërsa në burg është lënë Rigers Vejsiun për shkak të faktit se është përsëritës.