Ministria e Financave po punon për unifikimin e legjislacionit për investimet, që në finale synon të thjeshtojë procedurat, reduktojë burokracinë dhe sigurojë më shumë transparencë. Projektligji, që është në fazë të avancuar hartimi do të shfuqizojë morinë e ligjeve, vendimeve të Qeverisë dhe rregulloreve që janë në fuqi aktualisht, përfshi këtu edhe ligjin kontravers të investitorëve strategjikë.