Top News/ Strategjia për Ukrainën ‘shkon’ në Kongres / Administrata Biden dorëzon raportin sekret
10/09/2024 11:54

Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të klasifikuar mbi strategjinë e saj për luftën në Ukrainë, thanë të hënën tre burime. Një zyrtar në Kongres tha se raporti kishte mbërritur tek ligjvënësit të hënën dhe se ata nuk kanë patur ende mundësi ta shqyrtojë atë. Dy burime të tjera, të cilat nuk pranuan të identifikohen, konfirmuan dorëzimin e raportit. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Kongresi ka miratuar afro 175 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe vendet aleate që kur Rusia nisi agresionin ndaj Kievit. Pas muajsh të tëra vonese, Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët miratoi në prill projektligjin prej 95 miliardë dollarësh që përfshinte 61 miliardë dollarë financime për Ukrainën, si dhe miliarda dollarë ndihmë për Izraelin, civilët në zonat e konfliktit në mbarë botën dhe për vendet e rajonit Indo-Paqësor që përballen me rrezikun e Kinës. Si pjesë e projektligjit, Kongresi i kërkoi administratës së Presidentit Biden të paraqiste një strategji të detajuar për Ukrainën deri në fillim të qershorit. Mbështetja e Presidentit Biden për Ukrainën përkrahet nga demokratët dhe shumë republikanë në Kongres. Megjithatë, disa republikanë kanë kritikuar administratën e tij për kufizimin e mënyrës sesi Ukraina mund të përdorë armatimet amerikane, si për shembull refuzimin për dërguar armë që mund të godasin objektiva thellë brenda Rusisë, nga shqetësimi se një gjë e tillë mund të çonte në përshkallëzim të konfliktit. Pasi kaluan disa javë dhe raporti nuk u dërgua në Kongres, disa anëtarë të Kongresit thanë se ishin zemëruar dhe se do të shqyrtonin edhe idenë e bllokimit të fondeve të mëtejshme.

Top Channel/ Hakmarrja e Izraelit! Ministri: S’do rrimë duarkryq, kemi gati në tryezë…
06/10 22:53
Top Channel/ E rëndë në Itali! 45-vjeçari shqiptar qëllon me armë zjarri djalin e partneres
06/10 22:36
Top Channel/ Ndodh çudia! Kujtoi se gjeti punë në Moskë, përfundon në frontin e luftës
06/10 22:35
Top Channel/ Luftërat e drogës në Marsejë, 14-vjeçari punësohet nga i burgosuri si vrasës me pagesë
06/10 22:34
Top Channel/ Pasardhësi i Nasrallah është vrarë? Burimi i sigurisë: S’kemi kontakt…
06/10 20:32
Top Channel/ Sulme në Kiev dhe Odesa, Rusia shënjestron kryeqytetin ukrainas
06/10 19:03
Top News/ Mark Zuckerberg lë pas Jeff Bezosin / Tani, është njeriu i dytë më i pasur në botë
06/10 18:00
Top News/ ‘Zhduket’ lideri i ri i Hezbollahut / Dita më e keqe për Bejrutin, Izraeli sulme masive
06/10 17:30
Top Channel/ Cilat janë profesionet që rrezikojnë “të rrëmbehen” nga IA? Studimi tronditës tregon…
06/10 15:10
Top News/ Do shkruajmë një kapitull të ri! Kim Jong un dhe Xi Jinping ‘betonojnë’ miqësinë
06/10 13:58
Top News/ Test bërthamor para zgjedhjeve në SHBA / Seuli paralajmëron: Kim Jong un po përgatitet
06/10 13:55
Top News/ Pranimi në NATO, në këmbim të tokave…Ukraina dhe perëndimi, ‘model’ për fundin e luftës
06/10 13:54
Top Channel/Raketa e Hezbollahut godet Izraelin,Bibe:Në çdo moment mund të vijë ndonjë raketë dhe…
06/10 13:17
Top News/ ‘Libani nuk mund të bëhet Gaza e re’/ Macron tërbon Izraelin: Të ndalen furnizimet me armë
06/10 12:49
Top News/ Izraeli, raketa mbi xhaminë në Gaza / Dhjetëra viktima, intensifikohen sulmet nga ajri
06/10 12:44
Top News/ Izraeli, luftë në shtatë fronte / Netanyahu flet në 1 vjetorin e sulmeve të Hamasit
06/10 12:37
Top News/ Lufta është e pashmangshme…! Polonia të forcojë ushtrinë, të përgatitet për betejë
06/10 12:36
Top News/ Dronët vinin dallgë-dallgë…! / Rusia sulmon Kievin nga drejtime të ndryshme
06/10 12:36
Top Channel/ Pamje eksluzive! Flakë dhe tym, vijon lufta mes Izraelit dhe Libanit
06/10 12:19
Top Channel/ Bombardimet e Izraelit në Liban/ Vazhdojnë sulmet në Bejrut dhe Gaza
06/10 12:12
DIGITALB DIGITALB - OFERTA