Top News – Strasburgu rrëzon Altina Xhoxhaj/ Ngriti padi për vendimin e shkarkimit nga vettingu
09/02/2021 12:27

Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar çështjen e ngritur nga ish-Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, e cila ngriti padi në këtë institucion ndërkombëtar për vendimin e vettingut që e shkarkoi si gjyqtare. Xhoxhaj është e para gjyqtare e shkarkuar nga vettingu në Shqipëri, që i merret në shqyrtim ankesa në Strasburg për procesin e vettingut. Ish gjyqtarja pretendonte se mënyra e zhvillimit dhe gjykimit nga strukturat e vettingut të çështjes së saj ka shkelur të drejtat e njeriut. Por Strasburgu i ka thënë ‘Jo’ duke shpjeguar se shkarkimi i saj ishte korrekt dhe i bazuar në ligj. Aktualisht në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, janë 20 ankesa gjyqtarësh dhe prokurorësh të shkarkuar nga Vettingu. Xhoxhaj ka pretenduar para trupës gjykuese ndërkombëtare për një seri shkeljesh gjatë procesit të Vetingut, përfshirë të drejtën për një proces të rregullt ligjor, e zhvilluar nga një trupë e pavarur, e paanshme dhe e aftë për detyrën. KPK e shkarkoi gjyqtaren në mars të vitit 2018, vendim që u la në fuqi në tetor të po atij viti nga KPA.

Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38
Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04
Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43
Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44