Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj thotë se Prokuroria e Posaçme nuk i ka vënë ende në dispozicion akuzën e saktë me të cilën akuzohet te dosja e sterilizimit. Beqaj tha para gjykatës së posaçme në seancën e kësaj të marte se nuk ka marrë akuzën e re as me shkrim dhe as me gojë. Avokatët e ish-ministrit pretenduan se SPAK ende nuk ka bërë saktësimin e veprës penale pas sugjerimit që iu bë nga gjyqtarja e seancës paraprake, ku ndaj tij u kapërcye nga akuza shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.