Top News – Starlink mbërrin në Ukrainë / Elon Musk ndihmon Kievin përballë pushtimit rus
01/03/2022 12:38

Pajisjet për shërbimin satelitor të internetit të Elon Musk, Starlink, kanë mbërritur në Ukrainë pasi një nga ministrat e saj i bëri thirrje personalisht miliarderit që t’i ndihmojë përballë pushtimit rus. Pajisjet mund të ndihmojnë në ofrimin e internetit në zonat ku aksesi në internet është goditur për shkak të sulmit të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, ndaj shtetit fqinj. "Starlink - arriti. Faleminderit Elon Musk," shkroi ministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, të hënën me një foto të një kamioni të ngarkuar me terminale të Starlink. “Jeni shumë të mirëseardhur”, shkroi në Tëitter themeluesi i SpaceX. Fedorov i kërkoi Muskut të ofrojë shërbime të Starlink në Ukrainë disa ditë pas fillimit të pushtimit javën e kaluar, duke postuar në Tëitter: "Ndërsa përpiqeni të kolonizoni Marsin - Rusia përpiqet të pushtojë Ukrainën! Ndërsa raketat tuaja zbarkojnë me sukses nga hapësira - raketat ruse sulmojnë njerëzit civilë ukrainas." Grupi i monitorimit të uebit NetBlocks ka raportuar një sërë ndërprerjesh të rëndësishme në shërbimin e internetit në Ukrainë pas fillimit të pushtimit rus. Starlink operon një gamë prej më shumë se 2000 satelitësh që synojnë të ofrojnë qasje në internet në të gjithë planetin. Kompania lëshoi të premten 50 satelitë të tjerë Starlink dhe shumë të tjerë janë planifikuar të vendosen në orbitën e Tokës.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43