Top News – Sposton kufirin Francë-Belgjikë/ E pengonte me traktorin, rrezik incidenti diplomatik
05/05/2021 12:42

Një bujk belg ka rrezikuar të ndezë një luftë diplomatike duke pushtuar Francën pasi spostoi me 2 metra e 29 centimetra kufirin mes lokaliteteve Bousinjie në francë dhe Mintinjie në belgjikë. Motivi? Guri ndarës i kufirit mes dy vendeve e pengonte kur manovronte traktorin e tij, ndaj ai thjeshtë e lëvizi nga vendi duke e cuar në territor francez. Ai që ka zbuluar pushtimin, ishte një i apasionuar pas historisë lokale, që duke ecur në pyjet e zonës vuri re që guri që shënonte kufirin mes dy vendeve, ishte spostuar. Fatmirësisht, episodi u mbyll pa incidente por duke ndezur ironinë e palëve. “E bëri Belgjikën më të madhe dhe francën më të vogël, por nuk është një ide e mirë”, komentoi në televizion kryebashkiaku i zonës. “Isha i lumtur, qyteti im ishte më i madh”, shtoi me buzëqeshje homologu i tij belg. Kufiri mes francës dhe belgjikës, që shtrihet për 620 km, është përcaktuar nga traktati i Kortrijk-ut, i nënshkruar në 1820, pesë vite pas mundjes së napoleonit në Vaterlo. I ndarë me disa gurë, që atëherë, kufiri nuk ka ndryshuar kurrë. Deri më tani. Tani autoritetet lokale belge kanë kontaktuar me bujkun, duke e ftuar ta rikthejë gurin në vendin ku ishte. Nëse kjo nuk do të ndodhë, rasti mund të përfundojë edhe në ministrinë e jashtme belge, që duhet të thërrasë një komision kufitar franko-belg që nuk mblidhet më që nga viti 1930.

Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
DIGITALB DIGITALB