Top News – Spitali ushtarak kinez / Pacientë me Covid, 3 javë para se të lëshohej alarmi
23/09/2021 14:35

Një spital ushtarak kinez, i ndodhur vetëm 1 km e gjysmë larg institutit të virologjisë në Vuhan, ka trajtuar pacientë me covid tre javë para se kina të paralajmëronte botën për shpërthimin. Pretendimi vjen nga një shkencëtar që thotë se gjurmë të katër rasteve të covidit janë regjistruar në Vuhan më 10 dhjetor 2019. E kjo, hedh poshtë plotësisht narrativën zyrtare kineze se për të parën herë virusi u raportua më 27 dhjetor ndërkohë që bota u njoftua më 31 dhjetor. Autori i studimit, Steven Quay, sugjeron se qeveria kineze ishte në dijeni të përhapjes së virusit vdekjeprurës më herët nga sa mendohej deri më tani. Studimi i tij nënvizon se katër pacientë me covidin e dyshuar ishin trajtuar në spitalin e përgjithshëm të komandës qendrore të ushtrisë kineze në Vuhan, javë para njoftimit zyrtar. Studimi është mbështetur tek të dhënat e pacientëve dhe të dhëna nga kampionët që tregojnë gjurmë të covidit që më 10 dhjetor. Spitali është po ashtu shumë pranë nga laboratori i Vuhanit që prej kohësh është akuzuar se ka patur rol në origjinën e pandemisë. Ndërkohë që e gjithë kjo vjen ndërsa ish presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai kishte dëgjuar për thasë me trupa të grumbulluar jashtë laboratorit dhe sugjerois e virusi mund të kishte dalë përmes një tekniku të infektuar.

Top Channel/ Hagë, Jakup Krasniqi refuzon kontrollet mjekësore: 6 vjet trajtim jo njerëzor!
22/10 11:08
Top Channel/ Protestat e transportuesve në Itali, qeveria përgatit paketën e ndihmës!
22/10 11:07
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:06
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:05
Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32