Top News – Spektakël në qiell/ `Përplasen` gjashtë galaktika
10/01/2021 11:49

Teleskopi Hubble i ndihmoi shkencëtarët të bëhen dëshmitarë të një spektakli të rralle nga hapësira. Ndonjëherë ndodh që dy galaksi të përplasen me njëra tjetrën duke rezultuar me një boom yjesh të reja. Por Teleskopi i Nasës dhe Agjencisë hapësinore evropiane, ESA I dhuroi eksperteve imazhet e jashtëzakonshme të 6 galaktikave që bashkohen dhe secila prej tyre, është një spektakël më vete! ESA I publikoi pamjet për të kremtuar fillimin e 2021-shit. “ Këto sisteme janë laboratore të shkëlqyera për gjurmimin e krijimin të reve yjore në kushte ekstreme fizike”, thuhet në një deklaratë të agjencisë. Retë yjore janë një grup I madh yjesh pranë njëra-tjetrit. Galaksitë e përfshira shfaqin që të gjitha shenja të së shkuarës së tyre të egër. ESA e përshkruan galaktikën NGC 3256 si të veçantë dhe të deformuar. NGC 3690 është një “fabrikë supernovash” dhe imazhi i NGC 6052 tregon dy galaktika ende në proces përplasjeje. Shkencëtarët u përqendruan tek grupet e yjeve brenda galaktikave dhe kërkuan të shohin se çfarë u ndodh atyre kur sistemi në të cilin ndodhet bashkohet me një tjetër. Përplasjet duket nxisin krijimin e yjeve të reja, duke e rritur atë që përshkruhet si shkalle e “lindjeve yjore”. ESA shpjegoi se Rruga jonë e Qumështit zakonisht formon grupe yjesh me masa që janë 10 mijë herë më shumë se masa e diellit tone. Por kjo sipas saj, nuk krahasohet me masat e grupeve të yjeve të formuara në galaksitë që përplasen, të cilat mund të arrijnë miliona herë masën e diellit tonë.”

Top Channel/ Integrimi, Kroacia i vë kushte Malit të Zi
26/11 23:16
Top News- Netanyahu drejt fundit politik? Eisenkot siguron një tjetër aleat për rrëzimin e qeverisë
26/11 23:15
Top News- 430 mjete të blinduara ushtarake, pesë vende të NATO “gati për luftë” me Rusinë
26/11 22:57
Top News- Bie migrimi në Britani/ Niveli më i ulët në tre dekada, duke përjashtuar pandeminë
26/11 21:30
Top News- Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi/ Rikthehen përplasjet për çështjen e kufirit
26/11 21:13
Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Kim Jong un inspekton armët bërthamore / Kërkon që Koreja e Veriut të zgjerojë arsenalin
26/11 15:33
Top News – Do kthente shefin e Nvidias me ligj ushtarak / Hegseth hodhi idenë pas largimit të Huang
26/11 15:32
Top News – 100 mijë rezervistë ‘gati për luftë’ / Londra ‘në këmbë’, nuk ndodhte nga Lufta e Ftohtë
26/11 15:21
Top News – Refuzoi të blinte F35-at amerikanë/ SHBA akuzon Kanadanë: Dështoi në mbrojtjen e Amerikës
26/11 15:16
Top News – ‘Jemi vite dritë larg marrëveshjes’ / Meloni: Jo buxhet ‘ku jep shumë për të marrë pak’
26/11 15:10
Top Channel/Salvini: Zelensky të mos sjellë luftën në dyert tona, ne po i mbështesim ekonomikisht..!
26/11 14:58
Top Channel/ Musk fal nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara
26/11 14:56
Top Channel/ Kroacia bllokon Malin e Zi në BE? Në fillim të zgjidhim “hallet” e kufirit!
26/11 14:38
Top News – 1 milion satelitë në orbitën e Tokës / Musk merr ‘OK’-in, qendra të dhënash në hapësirë
26/11 13:16
Top News– Britania ‘shpëton’ nga emigrantët / Niveli më i ulët në dekada, me përjashtim të pandemisë
26/11 13:16
Top News – Trump paralajmëron Rusinë… / ‘Mos e zgjeroni luftën përtej Ukrainës, ka pasoja!’
26/11 13:14
Top News – Karta triumfon, lë pas Keshin / Për herë të parë në BE…kryeson Finlanda
26/11 13:14
Top News – Dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, Elon Musk ‘do dhurojë’ 18 miliardë dollarë
26/11 13:07
Top Channel/ Përplasje për buxhetin e BE, Franca dhe Gjermania vendosin kushte, mosmarrëveshje…
26/11 11:56