Departamenti i Drejtësisë njoftoi se ka shkarkuar mbi dymbëdhjetë punonjës që kishin punuar me çështjet hetimore ndaj Presidentit Donald Trump, duke vepruar kështu me shpejtësi për të ndëshkuar të gjithë ata që u përfshinë në proceset hetimore. Masat e shpejta ndaj prokurorëve të karrierës që punonin në ekipin e prokurorit të posaçëm Jack Smith janë shenja më e fundit e ndryshimeve brenda Departamentit të Drejtësisë dhe reflektojnë vendosmërinë e administratës për të larguar nga qeveria punonjësit që i konsideron jobesnikë ndaj presidentit.