Top News – Spanja në ‘luftë’ me borën/ Ditët e ardhshme ulje ekstreme e temperaturave
11/01/2021 12:30

Spanja është në një garë me kohën për të pastruar rrugët e mbuluara nga bora dhe për të marrë vaksina covidi dhe furnizime me ushqime në zonat e prekura nga stuhia Filomena. Deri në 50 cm bora ranë në kryeqytetin Madrid, një nga zonat e goditura më rëndë, të premten dhe të shtunën. Të paktën katër persona humbën jetën dhe mijëra udhëtarë mbetën të bllokuar. Gjatë natës, temperaturat shkuan në -8 gradë celcius në disa pjesë të spanjës, në mes të paralajmërimeve të meteorologëve se bora do të shndërrohej në akull të rrezikshëm. I ftohti i pazakontë në gadishullin Iberik, pritet të zgjasë deri të enjten. Qeveria spanjolle tha se ka marrë amsa shtesë, përfshirë autokolonat e shoqëruara nga policia, për të shpërndarë një ngarkesë prej rreth 300 mijë vaksinash të koronavirusit, në mënyrë që ato të mbërrijnë sic ishte planifikuar tek autoritetet shëndetësore rajonale. Ushtarët janë dislokuar për të pastruar rreth 700 rrugë. Mbi 3500 tonë kripë janë sjellë në kamionë në kryeqytet. Aeroporti ndërkombëtar i Madridit ka rifilluar operacionet në mënyrë graduale, të dielën pasdite, pasi kishte anuluar të gjitha fluturimet që nga e premtja. Rreth 500 persona në rajonin e madridit u detyruan të kalonin natën në strehime të përkohshme pasi kanë mbetur të bllokuar nga bora. Spanjollët në shumë pjesë të vendit ndërkohë, janë paralajmëruar të tregojnë kujdes ditët e ardhshme pasi temperaturat mund tu bien në -12 gradë celcius në shumë zona, deri të enjten.

Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50