Top News – Spanja, ‘delja e zezë’ e NATO-s / Vetëm 1.28 për qind për mbrojtjen, aleanca hap thesin
04/06/2025 15:18

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s takohen të enjten para samitit të madh vjetor që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor, kur 32 krerët e shteteve të aleancës ushtarake, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, do të mblidhen në Hagë. Takimi ka të bëjë vetëm me një gjë: paratë. Në këtë takim zyrtarët pritet të bien dakord për objektivin e ri të shpenzimeve të NATO-s. Teksa shumica e anëtarëve të aleancës tani shpenzojnë 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm bruto për mbrojtjen, objektivi i radhës është 3.5 për qind, apo shpenzim për kapacitete ushtarake sic janë tanket, raketat dhe municionet. Sipas zyrtarëve të NATO-s, vetëm Spanja ka problem me objektivin prej 3.5 për qindësh, por pritet të bëjë kompromise në takimin ministror. Spanja është një nga pak shtetet që ende nuk përmbush pragun e shpenzimeve prej 2 për qindësh, duke arritur vitin e kaluar në vetëm 1.28 për qind dhe rritja e shpenzimeve ushtarake që ishte parashikuar, duket se është bllokuar për momentin. Objektivi prej 3.5 për qindësh nuk është çështja e vetme që kërkon një vendim. Po ashtu duhet të ketë një objektiv shpenzimesh prej 1.5 për qindësh në atë që mund të cilësohet si objektiv i butë, duke bërë që totali i shpenzimeve të arrijë në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë në rrugën e Durrësit
21/10 16:00
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë te ministria e Arsimit dhe Kryeministria
21/10 16:00
Top News – Karriget hidhen sërish. Oferta e dytë e Ramës për dialog refuzohet nga studentët
21/10 15:41
Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21
Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10 15:20
Top Channel/ Fischer: Dhuna nuk sjell zgjidhje. Historiani amerikan: Korrupsioni shqetësim serioz
21/10 15:18
Top Channel/ Kuvendi rikthehet pas protestave. Territorialja në rend dite, Rama udhëton drejt Budvës
21/10 15:14
Top Channel/ Rama: Masa të ashpra për dhunën. Regjistër për protestuesit e dhunshëm
21/10 15:11
Top News- Trazirat në ditën 8, 11 të arrestuar/ Policia ndalon autorin e zjarrit në Komisariatin 3
21/10 15:11
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Sindikata shpall bojkot. Protestuesit përmbysin karriget e Ramës
21/10 15:09
Top Channel/ Putin “i bindet” kërkesës së Trumpit: Rusia liron qytetarin amerikan Stephen Hubbard!
21/10 15:06
Top News – Rama: Një pakicë kinse pedagogësh nuk dënojnë dhunën
21/10 15:05
Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58
Top Channel/ ‘E shtuna ditë e rëndësishme’, Berisha: Rama mendoi se po lante duart me falangat…
21/10 13:57
Top Channel/ ‘Dita e llogarisë po vjen’, Berisha sulmon Ramën: Kërcënime vulgare, bankat janë…
21/10 13:28