Prokurorët e posaçëm kanë rritur me më shumë se 33 për qind përgjimet e telefonave përgjatë vitit të kaluar, krahasuar me vitin 2022. Të dhënat e prezantuar në raportin vjetor nga ana e Altin Dumanit tregojnë se për vitin 2023 prokurorët e posaçëm kanë përgjuar 3335 telefona, ndërsa në vitin 2022 telefonat e përgjuar ishin 2177 telefona.