Top News – Soreca i prerë për listat/ Të zbatohet ligji i dekriminalizimit
10/03/2021 22:03

Në reagimin e tij të parë për listat e kandidatëve për deputetë të dorëzuara në KQZ nga partitë politike, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, u tregua mjaft i qartë në mesazhin e tij. diplomati i lartë e vuri theksin tek ligji i dekriminalizimit dhe në mesazhin e përcjellë përmes rrjetit sociale Twitter. “ Partitë kanë paraqitur listat e tyre për zgjedhjet e 25 prilli. Tani i takon KQZ në Shqiperi, në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, të verifikojë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht & standardet e integritetit për kandidatët duhet të plotësohen”, theksohej në komentin e prerë të ambasadorit të Bashkimit Europian. Të dyja palët, si PS-ja në kërkim të mandatit të tretgë qeverisë, ashtu edhe PD-ja që kërkon pushtetin pas 8 vitesh në bankat e opozitës, e shtynë deri në momentin e fundit dorëzimin e listave duke prekur limitet e afatit kohor të caktuar prej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rreth 21% e emrave në listën e deputetëve të PS janë prurje e re, në krahasim me ekipin që fitoi zgjedhjet e kaluara parlamentare, ato të vitit 2017. Një stratëgji të ngjashme zgjodhi dhe Partia Demokratike, në listat e së cilës ka gjithashtu mjaft emra të rinj, ndonëse me pak se kundërshtarët. Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj, i bwri mw herwt një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë në zgjedhjet e 25 prillit, personat tw cilwt nuk plotësojnë kriteret e vendosura nga SHBA dhe BE, në lidhje me integritetin. Ndër të tjera, në kërkesën e bërë nga Vukaj, thuhet se ndalimi i kandidimit duhet të aplikohet për personat që “janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë e Australisë”.

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38