Top News – Sondazhi i IPSOS dhe Top Channel/ Si ndahen mandatet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan
19/03/2021 10:46

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, në rang kombëtar, 48.7% e shqiptarëve të anketuar mendojnë se do të fitonte PS me Edi Ramën kryeministër. Sipas sondazhit të gjigandit botëror të sondazheve IPSOS dhe Top Channel, 40.6% do të votonin Partinë Demokratike dhe vetëm 4.6% LSI-në. Vetëvendosje renditet e katërta në rang kombëtar me 2.3% e ndjekur nga Nisma thurje me 1%. Nëse do të bënim një krahasim të shifrave me vitin 2017, shihet një rënie drastike e LSI dhe një rritje e PD, e cila mban në gjirin e saj edhe PDIU dhe aleatët. Surpriza është padyshim Vetëvendosje, e cila garon për herë të parë në Shqipëri. Sipas sondazhit, ajo renditet si partia e katërt dhe me gjasë do futet edhe në parlament. Në sondazhin e dytë është bërë dhe një ndarje sipas qarqeve, kështu në Tiranë PS merr 48,1 përqind që përkthehet në 19 mandate dhe PD 42,6 përqind në 16 mandate, ndërsa LSI me 3,4 përqind vetëm 1 mandat. Ndërsa në vitin 2017 ishte për PS-në 18 mandate, PD 11 dhe LSI 5. Në qarkun e Durrësit, PD merr 47,8 përqind që pëkthehet në 7 mandate dhe PS 44,8 përqind po 7 mandate, ndërsa LSI merr 5,5 përqind, por asnjë mandat. Sipas këtij projeksioni Rama nuk zgjidhet deputet, por varet nga vota preferenciale. Në Elbasan PS merr 49 përqind ose 8 mandate dhe PD 41 përqind ose 6 mandate, ndërsa LSI asnjë mandat. 42% e qytetarëve mendojnë se zgjedhjet i fiton PS, vetëm 29% PD-LSI. 42% e qytetarëve shqiptarë të anketuar në 12 qarqet e vendit nga gjigandi botëror IPSOS në sondazhin e organizuar në bashkëpunim me Top Channel, mendojne se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do t’i fitojë Edi Rama. 27% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga koalicioni PD –Aleanca për ndryshim. Vetëm 2% e të anketuarve mendojnë se do të fitojë LSI, ndërsa një numër i lartë, prej 24% janë përgjigjur “nuk e di”. 39% e shqiptarëve duan Ramën si kryeministër, Basha rritet me 4 pikë. 39% e qytetarëve do të donin që të qeveriseshin sërish nga kryeministri Edi Rama. Surpriza është se ka një rritje të numrit të shqiptarëve që duan që të drejtohen nga Lulzim Basha si kryeministër. Në sondazhin e parë të muajit shkurt, 29% e shqiptarëve thanë se duan Bashën kryeministër, por në sondazhin e dytë, kjo shifër ka shkuar në 33%. Gjithsesi, kryeministri kryeson me 6% diferencë, çka tregon sipas sondazhit që gëzon më shumë besim tek shqiptarët se lideri i opozitës.20% e të anketuarve janë përgjigjur “nuk e di”, një shifër që mund të përmbysë raportet.

Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14