Top News/ SM-6, Tomahawks dhe Dark Eagle…Armët amerikane që do të vijnë në Gjermani
19/07/2024 13:19

Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, sistemet amerikane të armëve me rreze të gjatë do të vendosen sërish në Gjermani. Lidhur me këtë stacionim të ri të raketave ka shumë pak informacione të besueshme, mediat gjermane shkruajnë se nuk dihet se ku do të vendosen armët. Tabloidi britanik The Sun, ndërkohë, publikoi një grafikë që tregonte se si raketa supersonike amerikane Dark Eagle, e lëshuar nga Ëiesbadeni, mund të arrijë Moskën në vetëm 21 minuta e 30 sekonda. Këto dy qytete janë 2000 kilometra larg njëri-tjetrit. Por cfarë lloj armësh do të vendosen? Qeveritë e SHBA-së dhe Gjermanisë deklaruan se "njësitë konvencionale, kur të vendosen plotësisht, do të përfshijnë SM-6, Tomahaëks dhe armët hipersoike që janë aktualisht në zhvillim". Tomahaëk është një raketë e madhe lundrimi që ka qenë në përdorim për dekada dhe po zhvillohet vazhdimisht më tej. Është arma standarde e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në çdo konflikt ushtarak kundër shënjestrave tokësore dhe gjithnjë e më shumë po merr përsipër detyrat e bombarduesve me telekomandë. Tomahaëk ishte raketa e parë e lundrimit që fluturoi në lartësi të vogla dhe kështu ishte kryesisht e padukshme për radarët. Ajo është prodhuar nga amerikania Raytheon, kushton nga 600.000 deri në rreth 1.5 milionë dollarë copa dhe ka një distancë veprimi deri në 2500 kilometra.

Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07
Top Channel/Raketat ruse, Varshava në alarm:“Ranë pranë zonës ku NATO po mbante stërvitje ushtarake!
21/11 12:05
Top Channel/ Kanabisi, studimi i ri: Probleme mendore, sidomos te gratë dhe të rinjtë!
21/11 12:04
Top Channel/ Japonia provon taksinë ajrore/ Një pasagjer fluturon pa pilot në bord
21/11 11:39
Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20