Ka lënë qelinë e burgut të Fierit, Biznesmeni Kastriot Ismailaj, I përfshirë në atë që konsiderohet si skandali CEZ-DIA. Lajmi është bërë public nga gazetari Artan Hoxha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan: “Autoritetet e Burgut te Fierit, pasi plotesuan te gjithe dokumentacionin dhe verifikuan afatet e denimit, vendosen te lirojne nga burgu biznesmenin e perfshire në skandalin CEZ-DIA qe trazoi politiken shqiptare per vite me radhe”.