Në Fiks Fare u ankua qytetari Isa Blloku 31 vjeç nga fshati Dardhë i Librazhdit i diagnostifikuar me Coxartros sinistro. Në nëntor të 2011 ai shprehet se kundrejt pagesës së 3000 eurove bëri operacion për vendosjen e një proteze. Në pamundësi ekonomike, Isa Blloku regjistrohet për t’u vendosur në listë pritje për një protezë falas nga Spitali Ushtarak. Por sot e pesë vjet që pret ende nuk i ka ardhur radha, dhe gjëndja e tij është përkeqësuar. Ai i është drejtuar Fiks Fare për të zgjidhur problemin shëndetësor që ka dhe të mund të operohet për të vënë protezën tjetër.