Qytetarët e Krujës protestuan, këtë të mërkurë, përballë Agjencisë Shtetërore të Kadastës të drejtuar nga Artan Lame. Para më shumë se një dekade, qytetarët kanë blerë pronat private, të cilat sot nuk u njihen ligjërisht. Shqetësimi kryesor i protestuesve, lidhet me faktin se pronari i pallatit, që ua ka shitur shtëpitë para 15 vitesh, i ka rishitur pronat ndaj blerësve të tjerë pas disa vitesh, dhe tashmë legalizimi është bërë në emrin e këtyre të fundit.