Top News-Skandal me gardianët e burgjeve / 153 të dënuar, shumica ende janë në detyrë
19/11/2021 18:01

Një hetim I kryer nga Shërbimi i të kontrollit të brendshëm të Burgjeve ka nxjerrë në pah një skandal të përmasave të mëdha. Ky hetim zbulon se një numër I madh policisësh të cilët më prë kanë qenë të dënuar për krime të ndryshme nga drejtësia shqiptare, janë ende në krye të detyrës në disa burgje të vendit. Në fakt kjo cështje u zbulua 3 vite më parë nga drejtoria e përgjitshme e burgjeve, ku thuhej se rreth 153 punonjës të burgjeve kishin precedent të mëparshëm penal, mirëpo pa cituar se për cfarë krimesh apo veprimtarish kriminale bëhej fjalë. Në atë kohë nisi në një farë mënyrë pastrimi I gardianëve nga qelitë. Mirëpo, burime për top channel bëjnë me dije se 33 punonjës policie nuk u larguan për asnjë moment nga detyra, ndërsa 44 të tjerë nuk u shkarkuan , por u liruan në mënyrë të tillë që ata të përfitonin nga sigurimet shoqërore. Nga të dhënat bëhet me dije se këta 33 punonjës policie të cilët më parë kanë qenë të dënaur për vepra të ndryshme penale, janë në krye të detyrës në Drenovë, Peqin, Krujë dhe Lezhë . Shërbimi i kontrollit të brendshëm të Burgjeve jo zyrtarisht është shprehur për top channel se në dy raste oficerët e policisë u larguan nga detyra mbasi emrat e tyre rezultonin të dënuar të formës së prerë , megjithatë mbas dy muajsh u ripranuan sërish duke u paguar me shpërblim të menjëhershëm në masën e dy pagave. Në raste SHKKB ka zbuluar se titullarët e burgjeve nuk firmosën përjashtimin për dy policë që gjithashtu ishin të dënuar të formës së prerë në momentin e pranimit si oficerë dhe se ata u mbajtën në detyrë deri sa dolën në pension duke përfituar nga pensioni suplementa. Sipas SHKKB, dëmi që I është shkaktuar shteti shqiptar për këtë cështje llogaritet të kapë vlerën 73 milion lekë. Verifikimi i gjendjes gjyqësore të policisë së burgjeve nisi në vitin 2017 dhe u mbyll në 2018. Mbas zbulimit u ngrit një komision aktualisht nën hetim, që duhet të komunikonte policëve për vendimet gjyqësore , por teksa disa prej tyre qëndruan në detyrë, edhe për ata që u shkarkuan, u përdor protokoll ekstra duke u liruar me pagesë kalimtare.

Top News – Hiqet licenca e ‘Kurum’. Kompanisë i bllokohet aktiviteti për mbetjet toksike
12/11 10:36
Top Channel/ Kallëzimi për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, Sali Berisha paraqitet në SPAK
12/11 10:21
Top News – Një tjetër grua në krye të SHISH. Begaj dekreton ish këshilltaren e Kryeministrisë
12/11 10:08
Top News – Reshjet rrëzojnë gurët në rrugë. Bllokohet për disa minuta Rruga e Kombit, hiqen inertet
12/11 09:43
Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55