Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar takimet me grupet e të rinjve, ku ai i radhës ka qenë më studente të Fakultetit Ekonomik. Në fokus të bisedës së kryetarit demokrat Basha me studentët ishte ekonomia, situata e vështirë e krijuar nga pandemia si dhe fenomenet që e kanë gërryer ekonominë këto vite, siç janë korrupsioni dhe kontrolli i parave publike dhe sektorëve strategjikë nga një grusht njerëzish.