OKB ngre alarmin, spitalet në Gaza janë në prag të kolapsit. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, ka deklaruar se numri i pacientëve të trajtuar ose që presin të trajtohen është në 150% të kapacitetit të spitaleve, dhe njerëzit janë të shtrirë nëpër dysheme dhe korridore. Gjithashtu bëhet me dije se 60% e objekteve të kujdesit shëndetësor janë mbyllur në Gaza, ndërsa spitalet po luftojnë për të funksionuar mes mungesës së energjisë, ilaçeve, pajisjeve dhe personelit të specializuar.