Top News – Situata e reshjeve në vend/ Përmbytje dhe evakuime ne disa zona
11/02/2021 10:56

Shkodra Reshjet intensive të shiut që kanë nisur që prej mbrëmjes së të merkurës kanë rritur së tepërmi nivelet e ujit nga prurjet, e shkarkimet në qarkun e Shkodër, ndërsa lumi Buna ka dalë nga shtrati. Raportohet se uji ka rrethuar territorin në lagjen 1 dhe 2 të qytetitdhe se janë evakuuar mbi dhjetë familje. Gjithashtu gjatë natës, forcat zjarrfikëse kanë punuar për largimin e ujit nga shtëpitë që kanë pasur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e tyre. Sakaq në Njësinë Administrative të Dajçit, ka disa rrugë të bllokuara, ku është e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija-Suka Dajç ndërsa rruga kryesore e Darragjatit mund të përshkohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë. “Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar” Lezhe Situatë problematike nga reshjet e shiut raportohet edhe në qarkun e Lezhës. Reshjet e shiut me intesnitit prej nga nata e kaluar vijojnë të kenë përfshirë të gjithë qarkun edhe mengjesin e sotëm. Në shkallë qarku, si pasojë e reshjeve janë përmbytura rreth 300 hektarë sipërfaqe të tokës bujqësore në zona depresive, në ish-këneten Torovicë dhe njësinë administrative Balldre. Raportohet se hidrovoret janë në punë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave, ku niveli i ujit është në rreth 10-35 cm mbi kuotat normale, megjithatë pa probleme. Ndërsa rrugët nacionale, rurale e bashkiake në tërësi janë të kalueshme. Përjashtim bën vetëm rruga rurale Rrëshen-Bukmirë, ku ka rreshqitje të dherave dhe ulje të shtratit të rruges, duke vështirësuar levizjen e mjetëve. Rruga po mirëmbahet nga bashkia Mirditë” Elbasan Po ashtu edhe ne qarkun e Elbasanit gjate oreve te nates dhe mengjesit te sotem ka pasur reshje shiu me intensitet te larte ne gjithe qarkun. Si pasojë ka pasur renie inertesh ne disa prej akseve rrugore, te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese. Ne nje biznes privat ne Njësinë Aadministrative Labinot Fushe është dashur nderhyrja punonjesit e ASHP te bashkise Elbasan pas bllokimit të një kannali nga uji. Sa I përket furnizimit me energji elektrike, raportohet se ka nderprerje ne disa fshatra te Njesive Administrative Kodovjat te bashkise Gramsh, Shales te bashkise Cerrik dhe Perparim te bashkise Peqin. Bëhet e ditur se po punohet nga punonjesit e OSHE per riparimin e defekteve. Bulqizë Probleme raportohen edhe në Bulqize ku vijojne reshjet intesive te shiut,nderkohe ne zonat malore ne njesite administrative te bashkise Bulqize kane nisur reshjet e debores! Si pasojë është veshtirësuar qarkullimi e makinave, duke krijuar vështirësit edhe ne lëvizjen e minatoreve qe punojne ne Zonen e Martaneshit dhe te Ternoves ne njesine administrative Zerqan! Korce Ndërsa ne Qarkun e Korces, gjate nates nuk ka patur reshje. Raportohet se kalueshmeria e mjeteve ne akset rrugore nacionale kryhet normalisht dhe pa probleme, nderkohë që segmenti i rruges Shtylle- Panarit vijon të jete I mbyllur nga debora. Nga informacioni i dhene nga OSHEE, me energjine elektrike jane krijuar defekte ne Nenstacionin e Rehoves, i cili ka lene pa energji zonat e Vithkuqit dhe te Lekasit, dhe ne Nenstacionin e Gjancit, i cili furnizon disa fshatra te NJ.A Mollaj, dhe te Nj.A Voskop. Vlorë Reshjet e dendura të shiut ka bërë që disa lagje të Vlorë je nënë në ujë. Shiu me intesitet të lartë që ka disa orë që vijon të bjeri edhe në këtë orë ka sjell përmbytje në disa rrugë dhe lagje te Vlorës. Si gjithmonë zona e Skelës, lagja Pavarsia, 28 Nëntori, Kushtrimi kanë prezencë uji dhe vështërsi në qarkullimin e automjeteve por dhe te banoreve .

Top Channel/ Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës
25/08 16:48
Top Channel/ Për mjekësinë, mesatarja 9.7. Publikohen rezultatet e konkursit
25/08 16:37
Top Channel/ Kosova e mbërthyer nga kriza. 7 muaj pa institucione të reja kushtetuese
25/08 16:24
Top Channel/ Lamtumirë Artur Zheji! Përcillet në banesën e fundit gazetari
25/08 16:16
Top News – ‘Bio’ vetëm në letër. Si e mashtruan fermerët grekë qeverinë e tyre
25/08 16:10
Top News – ‘ Rrezatonte kulturë të madhe.’ Paskal Milo ndan kujtimet me Zhejin
25/08 16:08
Top News – Timo Flloko flet për Artur Zhejin. ‘Ishte personalitet i jashtëzakoshëm’
25/08 16:07
Top News – Rajmonda Bulku i jep lamtumirën Artur Zhejit. ‘Luftoi për fjalën e lirë’
25/08 16:06
Top News – Rama rikthehet në zyrë. Nis në kryeministri konsultimet për qeverinë e re
25/08 16:04
Top Channel/ Pastrohet Kepi i Rodonit. 66 ndërtime pa leje që do të shemben nga IKMT
25/08 15:23
Top Channel/ U nis në Malin e Tomorrit për mbarësi, arrestohet i kërkuari për trafik droge
25/08 15:20
Top Channel/ I dehur në timon vrau 2 motra. Specialisti i MB-së udhëtonte në krah të kundërt
25/08 15:16
Top Channel/ Berisha: Nuk do t’i njohim zgjedhjet. “PD do të kërkojë komision hetimor për 11 Majin”
25/08 15:13
Top Channel/ Mandatin e “Lapaj” e merr Ana Dajko. Kolegji Zgjedhor mbyll sagën e “Dajës deputet”
25/08 15:11
Top News – Lamtumirë Artur Zheji! Homazhet në nderim të publicistin të ndarë nga jeta
25/08 15:03
Top News – Të huajt që punojnë në Shqipëri. Më shumë indianë në ndërtim e filipinas në shërbim
25/08 14:47
Top News- As bojkot, as njohje e zgjedhjeve / Aksioni opozitar në shtator do të nisë nga Kuvendi
25/08 14:43
Top Channel/ Trafikanti shqiptar “qesëndis” Londrën: E thjeshtë të ndalojnë hyrjet, po s`duan vetë!
25/08 14:39
Top News – Siguria ushqimore për kafshët. Pr.ligji, deri në 2 milionë lekë gjobë për shkelësit
25/08 13:35
Top News- Projekti i rrugës Transballkanike/ IKMT nis aksionin për shembjen e objekteve tek ‘1 Maji’
25/08 13:29