Top News – Sistem mbrojtës me 4 shtresa / ‘Kupola e Artë’ e Trumpit, zbulohet projekti
13/08/2025 13:52

Sistemi kryesor i mbrojtjes nga raketat Kupola e Artë i administratës Trump do të përfshijë katër shtresa - një me bazë satelitore dhe tre në tokë - me 11 bateri me rreze të shkurtër veprimi të vendosura në të gjithë SHBA-në kontinentale, Alaskë dhe Haëaii, sipas një prezantimi me diapozitiva të qeverisë amerikane mbi projektin, të raportuar për herë të parë nga Reuters. Diapozitivat iu prezantuan 3,000 kontraktorëve të mbrojtjes në Huntsville, të Alabamës, javën e kaluar dhe zbulojnë kompleksitetin e paparë të sistemit, i cili përballet me një afat ambicioz të vendosur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Sistemi vlerësohet të kushtojë 175 miliardë dollarë, por diapozitivat tregojnë pasiguri ende mbi arkitekturën bazë të projektit sepse numri i lëshuesve, interceptorëve, stacioneve tokësore dhe vendeve ku do të vendosen raketat e nevojshme për sistemin, ende nuk është përcaktuar. Deri më tani, Kongresi ka ndarë 25 miliardë dollarë për Golden Dome në projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet, të miratuar në korrik. 45.3 miliardë dollarë të tjerë janë caktuar për Golden Dome në kërkesën e tij për buxhetin presidencial të vitit 2026. I menduar si një mburojë shumështresore mbrojtëse nga raketat për Shtetet e Bashkuara, Golden Dome është frymëzuar nga Iron Dome e Izraelit, por është dukshëm më i madh për shkak të gjeografisë që do të duhet të mbulojë dhe kompleksitetit, për shkak të kërcënimeve të ndryshme me të cilat do të përballet. Sipas diapozitivave, arkitektura e sistemit përbëhet nga katër shtresa të integruara: një shtresë sensorësh dhe shënjestrimi me bazë hapësinore për paralajmërimin dhe ndjekjen e raketave, si dhe "mbrojtjen nga raketat" dhe tre shtresa me bazë tokësore që përbëhen nga interceptorë raketash, grupe radarësh dhe potencialisht edhe lazera.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36