Statuja e Sirenës së Vogël, në Kopengahen, një nga monumentet më ikonike të Danimarkës, është vandalizuar gjatë natës, me një flamur rus të pikturuar në bazën e saj. Ngjyrat e flamurit rus janë shfaqur mbi gurin ku është vendosur statuja e heroinës të fabulës së famshme të Hans Kristian Andersen.