Top News – Sinjali pozitiv nga Sllovenia/ Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia
21/06/2021 22:40

Sllovenia merr Presidencën e Bashkimit Europian më datë 1 korrik dhe në fjalën e mbajtur me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së vendit, Presidenti Borut Pahor nënkuptoi se gjatë samitit të 24-25 qershorit të udhëheqësve të BE-së, Shqipëria mund të marrë dritën jeshile të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Detyra e parë që na pret do të jetë Maqedonia e Veriut. Besoj se duhet të gjejmë një mënyryë që Bullgaria të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Shqipëria duket se ka më shumë mundësi që ta marrë dritën jeshile”, tha Pahor. Presidenti sloven deklaroi se vendi i tij mbështet nisjen e negociatave si për Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut dhe thotë thotë se do të miratonte edhe një ndarje të mundshme të dy vendeve, megjithëse e cilëson këtë si tragjike. Megjithatë, nga Luksemburgu ku ministrat e Jashtëm të BE u mblodhën këtë të hënë u dha sinjali se skenari i ndarjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave nuk do të ndodhë. Ministrat e Jashtëm do të marrin një vendim përfundimtar të martën, që më pas do ta propozojnë në samitin e udhëheqësve të BE-së. Gjasat janë që Shqipëria të penalizohet për shkak të vetos Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Radio Europa e Lirë thotë se Bullgaria nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe si pasojë, disa vende tjera nuk kanë dashur që të nisen negociatat vetëm me Shqipërinë. Bullgaria e bllokoi mbajtjen e bisedimeve me Maqedoninë edhe vitin e kaluar, për shkak se kërkon që ajo të pranojë që gjuha maqedonase është një dialekt perëndimor i gjuhës bullgare. Po ashtu, dy vendet kanë pretendime mbi përkatësinë etnike të disa prej figurave më të shquara historike dhe kulturore që të dyja palët i llogarisin si të vetat. Pavarësisht këtyre sinjaleve, Sllovenia vlerëson se zgjerimi është me rëndësi për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ndërsa duke interpretuar nismën e SHBA për të luftuar korrupsionin në shkallë globale përmes sanksioneve dhe sekuestrimit të aseteve e cilëson atë si vendim serioz.

Top Channel/ Shembet ndërtesa e fundit në Theth/ Tension mes banorëve dhe autoriteteve
14/07 23:03
Top Channel/ Pas rezistencës së banorëve, IKMT prish banesën në Theth
14/07 22:28
Top News – Mbi 100 ndërtime. Bilanci i aksionit të shembjeve në Theth prek 40 biznese
14/07 22:26
Top News – Trafiku në Tiranë. Nis puna për evidentimin e pikave ‘të nxehta’
14/07 22:15
Top Channel/ Degradon përplasja në Theth! Banorët futen në banesë, s’lejojnë prishjen
14/07 21:57
Top Channel/ “Liridona tradhtoi”! Naim Murseli shpërthen në gjyq, përballje me vëllain e të ndjerës
14/07 21:48
Top Channel/ Tensionohet situata, përplasje mes banorëve dhe policëve në Theth
14/07 21:45
Top News – Mbyllja e TikTok nuk uli dhunën. Raporti, rastet u rritën në katër muajt e parë të 2025
14/07 20:45
Top News – Bankers pasuroi të huajt. Drejtorët që erdhën me xhepa bosh dhe ikën milionerë
14/07 19:34
Top News – U shemben 70 biznese. Mbyllet aksioni i IKMT në Parkun e Thethit
14/07 18:48
Top News- Sekuestrohet Lamborghini në Fier, mjeti luksoz i mdoifikuar, dyshohet se u fut nga Dubai
14/07 16:54
Top News – Të rinjtë testohen për në Albpetrol. Balluku: Jemi përballur me mungesë inxhinierësh
14/07 16:53
Top Channel/“Verë e Portokalle” në Tiranë!Spektakli i aktorëve të “Portokalli” në sheshin Skënderbej
14/07 15:51
Top Channel/ Kur dhe kush e pret Trump ne Londer ne shtator!
14/07 15:49
Top Channel/ Zaçaj: Vendimet e Kushtetueses, për t’u zbatuar. Spiropali: Duhet të jenë më të qarta
14/07 15:47
Top Channel/ Hagë, Apeli e ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës!
14/07 15:46
Top Channel/Vrasja e Liridonës,vëllai në Gjykatë:“Naimin e gjetëm shtrirë, kishte porositur ushqim”!
14/07 15:46
Top News – Ballanca: Asnjë ankesë nga Thethi. Avokati i popullit, për shembjen e ndërtimeve la leje
14/07 15:43
Top Channel/ Berisha: Dëmshpërblime në Theth. Shembjet për të mbuluar farsën e 11 Majit
14/07 15:29
Top Channel/ Avokati i Popullit pret popullin: Për Thethin nuk ka ende ankesë nga qytetarët
14/07 15:26