Efekti i pandemisë së koronavirusit nuk ka mbetur pa u ndjerë negativisht edhe në tregun e sigurimeve. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare numri i kontratave është tkurrur me rreth 28 për qind nga fillimi I vitit 2020 deri në fund të korrikut, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.