Policia e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës, kanë vijuar patrullimet e përbashkëta në qytetet bregdetare në kuadër të sezonit turistik, për të rritur sigurinë e pushuesve vendas dhe të huaj. Bashkëpunimi mes dy vendeve, vjen në zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit, të lidhur ndërmjet Policisë Rrugore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që prej fillimit të muajit gusht.