Vendimi i gjermanisë për rritjen e fondit të mbrojtjes dhe për dërgimin e armëve në Ukrainë, ishte i jashtëzakonshëm. Një ditë më parë, kancelari gjerman Olaf Sholz tha se vendi do të rriste fondet për ushtrinë ndërkohë që në një ndryshim rrënjësor të politikave të saj vendosi të dërgonte armë dhe furnizime të tjera drejtpërdrejt në Ukrainë, përfshirë 500 raketa Stinger, të cilat përdoren për të rrëzuar helikopterët dhe avionët luftarakë, dhe 1000 armë antitank.