Top News – Gjermania çon Eurofighter-at në Poloni / Pesë avionë ushtarakë ‘kundër’ dronëve rusë
05/12/2025 11:14

Gjermania ka dislokuar pesë avionë luftarakë Eurofigher dhe 150 trupa në qytezën polake të Malborkit, për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Polonisë, thanë Forcat Ajrore gjermane, në një përgjigje ndaj inkursioneve me dronë rusë. Avionët luftarakë polakë F-16, ata holandezë F-35, avionët vëzhgues italianë AËACS dhe aavionë të tjerë të NATO-s u ngritën në ajër në shtator, në një operacion për të rrëzuar dronët që hynë në hapësirën ajrore polake në muajin shtator. Kjo ishte hera e parë që një anëtar i NATO-s qëllonte dronët rusë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022. Moska mohon se qëndron prapa këtij incidenti. Avionët gjermanë Eurofighters po operojnë si pjesë e misionit Roja Lindore e NATO-s dhe do të mbeten të dislokuar në Malbork, rreth 60 kilometra larg nga Gdansku dhe 80 kilometra larg nga enklava ruse e Kaliningradit, deri në mars 2026. “Me këtë mision, ne po dërgojmë një tjetër mesazh të fuqishëm mbështetjeje për fqinjin tonë Poloninë dhe për NATO-n në tërësi”, tha shefi i Forcave Ajrore gjermane, Holger Neumann. Gjermania ka dërguar gjithashtu avionë luftarakë Eurofighter në Rumani si pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës, mes tensioneve në rritje me Rusinë.

Top Channel/ Zelensky: Putini është pacienti zero, ndalni paratë në Moskë
23/09 23:02
Top Channel/ Rubio: Putin do të ftohet SHBA, do të jetë në Samitin e G20
23/09 22:28
Top Channel/ Horror, 44-vjeçari shtirej si gjinekolog e u kërkonte pacienteve foto e video intime
23/09 21:51
Top Channel/ “Gati të flasim me Trump”, Pezeshkian deklaroi në OKB se nuk janë terroristë
23/09 20:06
Top News – Huthit ‘i tregojnë dhëmbët’ Trumpit / E paralajmërojnë ‘të mos përzihet’ në Jemen
23/09 14:56
Top Channel/ Vucic dhe Sheshel. Bashkë në zgjedhje? Serbia i lëshon Perëndimit sfidën e radhës!
23/09 14:53
Top News – Robotë vrasës apo Super Inteligjencë… / Trump dhe liderët botërorë përplasen për IA
23/09 14:52
Top News – Xi Jinping ‘i pret kokën’ ushtrisë / Raprezalje mbi komandantët e lartë në Kinë
23/09 14:46
Top News – Spektakël madhështor për Xi Jinping / Trump shtron tapetin e kuq, bisedime të tensionuara
23/09 14:42
Top News – Marinarët turq të tmerruar / Sulmet me dronë në Detin e Zi mbjellin kaos e terror
23/09 14:33
Top News – Punëtori ra nga 10 metra lartësi / Mbyllet Koloseu në Romë, ‘në shenjë respekti’
23/09 14:28
Top News – Spektakël ngjyrash, lulëzon shketëtira / El Nino solli reshje të dendura shiu në rajon
23/09 14:26
Top News – ‘Ju nuk duhet të jeni këtu…’ / Trump ‘dëbon’ CNN nga OKB, përplasja me mediat vazhdon
23/09 14:24
Top News – ‘Akili’ bëhet izraelit. Mburoja ajrore greke mbetet në duart e Tel Avivit
23/09 13:18
Top News – Putin planifikon sulm të ri masiv / Zelenski ngre alarmin, informacion i inteligjencës
23/09 12:55
Top News – Avioni amerikan rrëzohet në Gjermani / F-16 po i afrohej pistës për ulje, shpëton piloti
23/09 12:02
Top News – Ushtarë për mbrojtjen e satelitëve / Britania ‘nis’ skuadriljen, do kontrollojë hapësirën
23/09 12:02
Top News – ‘El Nino’ në nivelin ‘Godzilla’ / Edhe 450 mijë viktima në gjashtë muajt e ardhshëm
23/09 11:58
Top News – Trump kërcënon ‘të zhdukë’ Iranin / Diplomatët kërkojnë një marrëveshje në OKB
23/09 11:52
Top News – ‘Kupola e Artë’ vendoset në Grenlandë / Trump firmos marrëveshjen: Kontroll të përhershëm
23/09 11:51